Events | Template

Organizimi i kampanjës

Faza e re e fushatës informuese #visafree u fillua sot, 10 tetor 2018, në Prishtinë, në prani të Kryeministrit, Z. Ramush Haradinaj, Znj Natalya Apostolova, Shefe e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë / EUSR, z. Christian Heldt, Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë i pritur nga Znj Dhurata Hoxha, Ministre e Integrimeve Evropiane.

#visafree është një fushatë informacioni dhe komunikimi për të gjithë qytetarët e Kosovës për të rritur ndërgjegjësimin për regjimin pa viza në zonën Shengen dhe për të informuar qytetarët e Kosovës për rregullat, të drejtat dhe detyrimet, procedurat dhe mundësitë gjatë udhëtimit në vendet e zonës Shengen.

Gjatë muajve në vijim, fushata informuese #visafree do të shtrihet në tërë Kosovën, duke informuar qytetarët për aspektet dhe përfitimet e ndryshme të një regjimi pa viza për kosovarët.

Mund të mësoni më shumë rreth fushatës që vizitoni llogaritë e Ministrisë së Integrimeve Evropiane në Facebook, Instagram & Twitter, ose duke vizituar faqen e internetit zyrtare të fushatës: www.visafree-ks.com

Shpërndaje:

Rrjetet Sociale