#paviza është fushatë informuese dhe komunikuese për të gjithë qytetarët e Kosovës lidhur me regjimin pa viza me zonën Schengen, për t’i informuar ata lidhur me rregullat, të drejtat dhe obligimet, procedurat dhe mundësitë gjatë udhëtimit pa viza në zonën Schengen.

Fushata #paviza është lansuar për të informuar qytetarët e Kosovës për rregullat, të drejtat dhe obligimet, procedurat dhe mundësitë me rastin e udhëtimit në vendet e zonës Schengen.

Kosova ka hyrë në procesin e liberalizimit të vizave në vitin 2012. Më 18 korrik 2018, Komisioni Europian ka konfirmuar se Kosova ka plotësuar 95 kushtet e udhërrëfyesit për liberalizim të vizave.

Më 13 shtator 2018, Parlamenti Europian ka votuar në favor të liberalizimit të vizave.

Rekomandimi i Parlamentit Europian duhet të aprovohet nga Këshilli i BE-së në mënyrë që të hyjë në fuqi.

Liberalizimi i vizave do të thoë lëvizje e lirë në zonën Schengen duke ju lejuar udhëtim pa viza deri në 90 ditë (brenda një periudhe 180 ditëshe). Sidoqoftë, liberalizimi i vizave nuk ju jep të drejtën për të punuar apo studiuar në ndonjërën prej vendeve të zonës Schengen.

Gjatë muajve në vijim, fushata informuese #paviza do të organizojë ngjarje në qytetet kryesore të Kosovës për të informuar qytetarët rreth aspekteve dhe përfitimeve të ndryshme të kosovarëve nga regjimi pa viza.

Rreth fushatës mund të mësoni më shumë duke vizituar faqet e Ministrisë së Integrimeve Europiane në Facebook, Instagram dhe Twitter.