Lansimi i kampanjës


Sot, më 10 tetor 2018 filloi faza e re e fushatës informuese #visafree, në Prishtinë, në prani të Kryeministrit, z. Ramush Haradinaj, zj. Natalya Apostolova, Shefe e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë /PSBE, z. Christian Heldt, Ambasador i Republikës Federale të Gjermanisë ku nikoqire ishte zj. Dhurata Hoxha, Ministre e Integrimit Evropian.

#paviza është fushatë informuese dhe komunikuese për të gjithë qytetarët e Kosovës për ta rritur vetëdijesimin lidhur me regjimin pa viza në zonën Schengen dhe për t’i informuar qytetarët e Kosovës lidhur me rregullat, të drejtat dhe obligimet, procedurat dhe mundësitë gjatë udhëtimit në vendet e zonës Schengen.

Gjatë muajve të ardhshëm, fushata informuese #paviza do të shtrihet në tërë Kosovën, për t’i informuar qytetarët e Kosovës lidhur me aspektet e ndryshme dhe përfitimet nga regjimi i udhëtimit pa viza për kosovarët.

Ju mund të mësoni më shumë për këtë fushatë duke i vizituar llogaritë e Ministrisë së Integrimit Evropian në Facebook, Instagram & Tëitter, ose faqen zyrtare të kampanjës në internetit: www.visafree-ks.com